Lajme

Rudina Xhunga: Në vend të panetoneve, shishe me vaj ullinjsh Shqipërie në shportat e Vitit të Ri

Ky është një ndër sezonet më të mira për prodhimin e ullinjve në vend. Por krahas mbiprodhimit, shqetësuese për fermerët është mungesa e tregut për shitjen e vajit të ullirit. Ndërsa në skenën politike ka debate por jo zgjidhje për këtë shqetësim, gazetarja Rudina Xhunga ka ndërhyrë në debatin për vajin e ullirit në vend me një propozim.

Gazetarja e njohur e politikave promovuese të turizmit dhe prodhimit shqip propozon sot që t’i jepet vlerë vajit të ullirit në vend të harxhojmë kohë me debate.

“Vaji i ullirit është kthimi te toka dhe prodhimi. Është shpresa dje urimi për 2023. Le të shpërndajmë si dhurata njëri-tjetrit, shishe me vaj ullinjsh Shqipërie”, shkruan gazetarja Xhunga.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në lidhje me mungesën e tregut për vajin e ullirit, shqetësim për të cilin tha se vjen si pasojë e mbi mbjelljes dhe pa një planifikim të qartë të pemëve të ullirit, sqaroi se është në bisedime me homologun italian dhe francez për zgjerimin e tregjeve.

Duke e cilësuar deklaratën e zonjës Krifca, si të papranueshme, deputeti socialist Erion Braçe, kërkoi nga ministrja një zgjidhje për fermerët dhe tregun e vajit. Të përfshirë në këtë diskutim janë gjithashtu edhe deputetë të tjerë të opozitës, por mesa duket, deri më tani gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve apo replikave politike, pa dhënë propozime për zgjidhje konkrete, që mund të ndihmojnë konkretisht fermerët.

Duke uruar që kjo nismë të nisë me ministren e Bujqësisë dhe gjithë qeverinë shqiptare që në vend te çokollata e panetone të dhurojnë vaj ulliri, duke i dhënë vlere prodhimit të tokës sonë. /Dritare.net

MË TË LEXUARAT

To Top