Ukraina e ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se menaxhmenti në cen tralin bër thamor Zaporizhja është nën ur dhrat e komandantit të forcave ruse, që po e kontrollojnë këtë objekt.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” lidhur me zhvillimet e fundit.
Sipas udhëzimeve të sigurisë së ANEB-it, personeli operativ “duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tij të sigurisë dhe të ketë kapacitet që të marrë vendime pa pr esion”.
Grossi tha se situata që Ukraina ka raportuar për centralin në Zaporizhja ishte në “kundërshtim” të këtij udhëzimi, që sipas ANEB-it është një prej “shtatë shtyllave të domosdoshme të sigurisë bërthamore”.
ANEB, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, po ashtu tha se rregullatori bërthamor ukrainas i ka thënë kësaj agjencie se po ka probleme të komunikojë me stafin që operon centralin në Zaporizhja, që bie ndesh po ashtu me një nga shtyllat e kësaj agjencie.