Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me a rmë, ushqime dhe para. Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA-ja do t’i mirëpresë edhe refugjatët ukrainas me krahë hapur.
Ai tha të hënën se SHBA-ja po siguronte “dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare” për Ukrainën, në baza ditore.
Javën e kaluar, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – rreth gjysma e tyre ndihmë u shtarake. Mediat amerikane raportuan se administrata Biden po shqyrton edhe përshpejtimin e procedurave të imigracionit për ukrainasit e zhvendosur nga l ufta, që kanë lidhje me SHBA-në.
Shtetet e Bashkuara e kanë dë nuar fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë – përfshirë ndalimin e importeve të naftës së saj.
Në një fjalim drejtuar kombit këtë muaj, Biden ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të paguajë “çmim të lartë” për p ushtimin. Rusia ka nisur push timin e fqinjit të saj jugor më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gati tre milionë njerëz janë zhvendosur tashmë nga Ukraina.