Julia Timoshenko, ish kryeministre e Ukrainës ka bërë një thirrje të hapur drejtuar vendeve aleate të vendit të ‘mbyllin qiellin’ me Ukrainën
.Në një intervistë për BBC ajo tha se Ukraina vlerëson sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pus htimit, por shtoi se Ukraina kërkon ndihmë serioze të mëtejshme.
“Ajo ndihmë është duke mbyllur qiellin mbi Ukrainë”, tha ajo.
Kur u pyet nëse ishte dakord me argumentimin e NATO-s se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të përshkallëzonte situatën, ajo tha se nuk është nevoja për lejen e NATO-s dhe këmbënguli se kjo mund të bëhet përmes koalicioneve të vendet përreth Ukrainës.