Në “Më lër të flas” ishte e mbushur me emocione. I ftuar ishte këngëtari Ermal Fejzullahu dhe një çift i panjohur për publikun, Andi dhe Sofi.
Andi u ftua në skenë për “stand up comedy” dhe po ironizonte martesën, ndërsa askush nuk e priste që ai do t’i propozonte partneres së tij për martesë. Djali u ul në gjunjë me unazë në dorë teksa Sofi i tha “po” para një publiku të tërë.
Pasi vajza tha po, Ermal Fejzuzllahu “i martoi” dhe ndezi studion duke performuar këngën “Hajde Hajde”.