Arbana Osmani është një nga gratë më të suksesshme shqiptare. Ajo cilësohet si një nga gratë e forta dhe me më zë në Shqipëri si she një nga moderatorët më të dashura e të pëlqyera.
Prezantuesja e “Big Brother VIP”, në çdo momente si duket e ka pranë vetës partnerin e saj, Eduart Grishaj.
Së fundi, fansat e Arbanës kanë postuar një video ku Arbana është duke u përgatitur për të filluar spektaklin dhe në një moment Eduarti i jep asaj një kompliment të veçantë.
Ai kërkoi nga publiku në skenë që të bënin një duartrokitje për Arbanën derisa tha se qenka bërë shumë e bukur. Dhe, Arbana në anën tjetër ia ktheu me një puthje në ajër. Kujtojmë se dyshja ka vite që janë qift dhe kanë një djalë së bashku.