Nuk ka më dyshime që Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një ndër çiftet më të komentuar e pëlqyer të showbizz-it, kryesisht për historinë dhe kalvarin e gjatë të dashurisë që nisi 1 vit më parë, pas hyrjes në BBV të moderatores dhe puthjes së famshme që i dhuroi aktori.
Një vit e disa “zënka”, “rikthime” e “momente speciale” më pas, ata po jetojnë të lumtur romancën e tyre dhe fansat respektivë duken më të lumtur se ku rrë për këtë, teksa surprizojnë herë pas here me ciftin me dhurata vërtetë të vecanta.
Kështë ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme, teksa Bora tregon me anë të disa postimeve në Instagram se fansat e tyre besnikë, që kanë formuar edhe “skuadra” në rrjetin social.
Mdje e quajnë veten një familje e madhe, i kanë dërguar një shishe verë të paketuar me momentin e puthejs së famshme në reality show. Jo vetëm kaq.
Moderatorja ka treguar gjithashtu se ka marrë një pikturë të madhe, me momentin kur dyshja mban duart të shtrënguara, nga eksperienca e fundit e Zemanit në “Dancing With the Star”, moment ky që bëri edhe xhiron e rrjeteve sociale pak javë më parë.
Patjetër që Bora i ka dërguar fansave të gjithë dashurinë e mundshme për surprizat, teksa po ashtu tregon se do jetë Donaldi ai që do t’i dërgojë në këmbë në shtëpi se nuk i nxë as makina.