Gjatë muajit janar të këtij viti, Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta u bënë prindër për herë të parë.
Këngëtarja dhe partneri i saj, mirëpritën binjakët, një vajzë dhe një djalë. Tashmë pothuajse pas një muaji, këngëtarja ka zbuluar emrat e tyre, që quhen Ivy Blue dhe Icon.
Madje, ata i kanë hapur edhe llogari personale në Instagram. Në një postim në lnstagramin e saj, këngëtarja ka paralajmëruar edhe fotografi të tjera të tyre së shpejti.
Gjithashtu, pas një pauze Genta pak javë më parë u rikthye edhe më një projekt të ri muzikor Ajo lansoi projektin në bashkëpunim me reperin gjerman, Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy.
Ndwrsa kujtojmw se projekti i saj i publikuar tre vite mw parw dhe i titulluar “Dy Dashni”, ka arritur tashmw rreth 107 milionw klikime.
Një super sukses i merituar Genta Ismajlit, e cila nuk mund të rrinte dot pa e shpërndarë këtë gëzim në rrjetet e saja sociale.