Anna Gjebrea, vajza e të madhit Ardit Gjebrea feston sot 13- vjetorin dhe babi me mamin nuk kanë hezituar ta urojnë edhe publikisht.
“Gëzuar ditëlindjen e mira ime dhe muzikë e paç gjithë jetën”, ka shkruar Arditi krah fotos së Annës pranë tortës, ku shihet forma e pianos.
Arditi dhe Anila kanë treguar se jo vetëm e kanë pikë të dobët më të voglën e shtëpisë, por dhe do të jenë gjithmonë mbështetësit më të mëdhenj të pasioneve të saj.
Kujtojmë se pak kohë më parë, vajza e Ardit Gjebreas, Anna ka shkëlqyer në skenën e madhe të “Junior Eurovision” të mbajtur në Paris.
Artistja ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Stand By You” duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Interpretimi i Annës që ndezi gjithë skenën e madhe është pozicionuar në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë.