Rozë

Sa shumë e do vendin e saj/ Almeda Abazi: Fëmijëve të mi do ua mësoj kulturën shqiptare

Almeda Abazi ka deklaruar se mund të të marrë një shtëpi në Shqipëri. Kjo pasi sipas aktores, do që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri, në mënyrë që të mësohen me kulturën dhe traditat shqiptare.

Almeda Abazi

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe,” shtoi Almeda.

Në një intervistë për Revista Bordo, ajo tregoi se ushqimet shqiptare që Tolgahan Sayisman preferon më së shumti janë bykeru me mish si dhe tava e kosit.“Pëlqen shumë ushqimet që gatuan mami im. Sidomos byrekun me mish dhe tavën e kosit. Padyshim njerëzit me sjelljen e ngrohtë, bregdeti dhe fakti që mund të ecësh në Tiranë për të shkuar kudo, gjë që është e pamundur në Stamboll sepse është super i madh dhe pa mjet transportues shumë i vështirë,” tha Almeda.

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe djali i saj Efehan kanë ‘detyruar’ teleshikuesit turq të dëgjojnë muzikë shqip por edhe të shijojnë një performance nga i vogli. Të ftuar në një emision turk, Almeda bashkë me bashkëshortin Tolgahan Sayisman dhe djalin Efehan, do të flisnin për jetën e tyre private dhe planet për të ardhmen, kur në këtë moment ka patur një surprizë për të gjithë.Efehan ka kërkuar nga mami Almeda këngën e tij të preferuar në mes të emisionit dhe nuk ishte asnjë këngë turke por “Qingji vogël”. Almeda nuk ka ngurruar t’i plotësojë dëshirën të voglit të saj, i cili nën tingujt e këngës ka nisur dhe të kërcejë.

Almeda Abazi me pushime në Shqipëri, bashkëshorti i saj turk poston foto  nga Vlora – Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top