Rozë

Sa shumë e paska marrë malli/ Ja çfarë ka bërë Donaldi për Beatrix

Donald dhe Trixa janë një nga çiftet më të përfolura të formatit të Big Brother. Edhe pse lidhja e tyre nuk u mirëprit nga publiku e veçanërisht nga fansat e Donaldit dhe Borës për shkak të situatës që la pezull me moderatoren, ata kanë vazhduar lidhjen.

Ndonëse Beatrix nuk është më pjesë e BBV, në intervistën e fundit ajo ka treguar se po e merr malli shumë për Donaldin dhe se emocionohet shumë kur e sheh se edhe aktorit i mungon ajo.

Ndërkohë, së fundmi Donaldi ka bërë një veprim romantik ndaj Trixës që me siguri do ta emocionojë fort. Ai ka stampuar foton e Beatrixës në bluzën e tij.

Ndërkohë ai po i tregonte Beniadës se në këtë foto Trixa ka dalë shumë mirë, por asaj nuk ia pranonte se s’donte t’i hynte vetja në qejf.

Nuk kishte si të mungonte reagimi i këngëtares, e cila shpërndau videon duke shkruar me shaka “Pisi nihere”.

Kujtojmë se në daljen e saj të dielë në “Fun Club”, Triksa tha se mezi po pret që Donaldi të dalë jashtë duke treguar se e ka marrë malli shumë për të.

Beatrix i thotë Donaldit se do t'i mbyllë rrjetet sociale - SHQIP.com

MË TË LEXUARAT

To Top