Dita e sotme, për këngëtaren Jonida Maliqi është tepër speciale. Djali i saj, Dan feston ditëlindjen dhe mbush 10 vjeç. Nuk kishte se si Jonida mos t’i dedikonte një urim publik të birit. Ajo ka postuar në Instagram një foto të tij, krahas së cilës ka shkruar:
“Sot me mungojne fjalet sepse asnje prej tyre nuk e pershkruan dot dashurine sublime qe kam per ty biri im. Keto 10 vjet kane ikur sa hap e mbyll syte”.
Më tej, ka ndarë një fragment nga kënga “Thesar pa emër”, të cilën e ka kënduar në momentin kur ishte shtatzënë.
“Kjo mbetet kenga me e dashur per mua dedikuar krijeses me te bukur ne bote Danushit tim.
“Thesar pa emer” Kenga magjike 2011”, ka shkruar Jonida. Kujtojmë se Jonida Maliqi do jetë një nga 4 prezantueset e festivalit të RTSH-së, në datat 27-28 dhe 29 dhjetor. Ajo do prezantojë bashke me Xhemin, Islin dhe Kelvin, si dhe me Ardit Gjebrean në natën e dytë.