Lajme

Sa të lumtur ishin! Pamjet e Presidentit të Ukrainës teksa uronte të shoqen për ‘Shën Valentin’

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe bashkëshortja e tij, Olena, janë në qendër të çdo media që nga fillimi i sulmeve ruse.

Ai tashmë është kthyer në një lider që të gjithë do ta donin në vendin e tyre dhe padyshim mbështetja e tij më e madhe është gruaja.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video, të cilën çifti e kishte xhiruar më 14 shkurt, për Ditën e të Dashuruarve.

Ata shfaqen në një moment romantik shumë të buzëqeshur dhe reflektojnë shumë lumturi. Ndonëse në ditët më të vështira, harmonia vazhdon të dominojë edhe sot te çifti.

Presidenti ka bërë një rrugë të gjatë në një hapësirë të shkurtër kohore, pasi ka qenë një aktor komedie përpara se të fitonte një fitore bindëse në zgjedhjet e Ukrainës të vitit 2019.

I vetmi rol i mëparshëm politik i Zelenskit ishte në shfaqjen televizive “Servant of the People’” duke luajtur rolin e një mësuesi historie që zgjidhet pa dashje si president, pasi një video e personazhit të tij duke bërë një zhurmë kundër korrupsionit u bë virale.

MË TË LEXUARAT

To Top