Këngëtari la shtëpinë pas 10 ditësh qëndrimi e duket se nuk e priti aspak keq këtë vendim dhe doli i buzëqeshur.
Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë Kristin.Por me të mbërritur në studio këngëtari bëri edhe një krahasim me këtë Big Brother dhe atë të vitit të kaluar.
Ai tha se në Big Brother Vip 2 ka marrë energji më të mirë se sa vitin e kaluar, madje u kërkoi banorëve të vitit të shkuar që mos të mërziten me të. Sabi tha se do t’i mungojnë të gjithë banorët duke mos dashur të veçojë asnjërin prej tyre.