Pas largimit nga “Love Story”, Silvana ka vazhduar të jetë në vëmendje me deklaratat e bëra publike. Në postimet e saj në Instagram, ish-konkurrentja ka nxjerrë provat që sipas saj vërtetojnë faktin se Saimiri ka ftuar vajzat në vilën e tij.
Mes të tjerave Silvana ka postuar edhe një bisedë të Flavias, duke shkruar se biseda është bërë mes kësaj të fundit dhe shoqes së saj të ngushtë, ku konfirmohet se Saimiri i ka shkruar edhe Flavias.
Më pas Silvana ka p ubli kuar edhe disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram nga një vajzë, e cila i shkruan se është le zb ike dhe se po njihet me Flavian. “Mua më pëlqejnë femrat dhe po njihemi ndërkohë që ajo është aty brenda!”, shkruan vajza.
“Flavia jepi llogari të dashurës tënde dhe jo mua për qëndrimin tënd edhe një javë më tepër aty!”, shkruan Silvana krah postimit, të cilin më pas e ka fshirë.
Pas këtyre postimeve, Flavia ka reaguar me një status ku shkruan se asgjë e thënë nga Silvana nuk është e vërtetë dhe thekson se ajo nuk ka të dashur jashtë.