Lajme

Sali Berisha në zi, humb njeriun e dashur/ Prek me fjalët: Mbylli sytë përgjithmonë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Andrea Xhavarës, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i Dhomës së Tregtisë së Durrësit.

Postimi i Berishës:

Nderim per Andrea Xhavaren!

Te dashur miq, Andrea Xhavara, nje nder themeluesit e Partise Demokratike Dega Durres dhe drejtuesit e pare te kesaj dege, kryetari i Dhomes se Tregtise se Durresit, mesues i mirenjohur matematike, bashkeshorte e prind dhe qytetar shembullor mbylli syte pergjithmone.

Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim te thelle per vepren dhe kontributin e çmuar te Andreas dhe i shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve, te afermve dhe demokrateve te Durresit per kete humbje te dhimbshme dhe lutem sebashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjej paqen e merituar. sb

MË TË LEXUARAT

To Top