Gazetari Artan Hoxha deklaroi në Radarin Informativ në ABC se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte marrë garanci se nuk do të shkonte në bu rg. Hoxha theksoi se detyra e tij tashmë është të dalë gjallë nga b urgu sepse ka fakte sensitive. Sipas Hoxhës këto fakte dhe prova kishin vlerë kur ai nuk kishte shkuar ende në b urg.
“Tahiri mund ta kishte bërë dhe duhet ta kishte bërë këtë gjë. Është ministri më jetëgjatë. Kujtoni ngjarjet që kanë ndodhur në detyrën e tij. Ka qenë brenda ai. Sa kulisa dhe l uftë ka pasur edhe brenda koalicionit. Tahiri duhet të kishte marrë masa përpara”.
Detyra e tij është të dalë gjallë nga burgu. Nuk mund të flasë nga bur gu për gjëra që nuk i foli kur ishte jashtë. Sot Saimir Tahiri është njeri i dë nuar.
Nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, Vangjeli tregoi se Tahiri ka informacione për persona që kanë vese, duke përmendur këtu performanca se ks uale, por edhe për ata politikanë që kanë fituar pasuri në mënyrë jo të ndershme.
“Tahiri vërtet po e gdhin në qeli tani, por ka shumë të tjerë, shokë të tij në të majtë e në të djathtë, që po e gdhijnë pa gjumë. Sepse standardi që u vendos, kjo stekë që u vendos në këtë pikë, kjo masë kostumi që u qep kostum nga ata me vija, i rri në mënyrë perfekte çdo politikani të të shkuarës”.