Rozë

”Sara është më e qetë se ty, më pëlqen më shumë”/ Lori Hoxha i kthehet shqiptares: E ke gabim

Motrat Hoxha janë mjaft të njohura në Shqipëri. Lori dhe Sara janë ato që i shohim në çdo eveniment të rëndësishëm në kryeqytet, por jo shpesh në intervista.

Image

Megjithatë Lori është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj këshilla dhe pjesë nga përditshmëria e saj. Së fundmi trashëgimtarja e Top Channel, u ka dhënë hapsirë ndjekësva të saj në Instagram t’i drejtojnë edhe disa pyetje.

Mes të tjerash një ndjekës i shkruan Lorit se ka pëlqyer gjithmonë më shumë Sarën si një njeri të qetë dhe të guxi mshëm.

“Më fal Lori por gjithmonë kam pëlqyer Sarën më shumë. Dhe për atë, si mund të jesh aq e qetë dhe përsëri kaq e guximshme?”- shkruan ndjekësi.

Por Lori duke se nuk është dakord me ndjekësn, ndërsa shkruan se ai e ka gabim, pasi “ajo është më e mirë.

“Ska gjë. E ke gabim sepse unë jam më e mirë dhe ajo nuk është e qetë”– shkruan Lori Hoxha.

Dy motrat kanë treguar shpesh me postimet e tyre në rrjetet sociale se sa të afërta janë me njëra-tjetrën. Ata gjithashtu tregojnë mbështetje edhe në lidhje me projektet profesionale që drejtojnë.

Ndërsa më e vogël nga motrat Hoxha është, Redia. Kjo e fundit është më e tërhequr, dhe nuk preferon të dalë shpesh as në foto dhe rrallëherë e shohim në festa të ndryshme, ku Sara dhe Lori marrin pjesë.

Tre motrat bukuroshe, kanë edhe një vëlla të vogël me emrin Itan, por që edhe atë e mbajnë shumë diskret, pa e publikuar shpesh në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top