Rozë

Sarah do martohet me Pajtimin? Habit me përgjigjen pasi kaluan pushime bashkë

Sarah Berisha dhe Dj PM ishin një ndër çiftet më të preferuar të publikut që “lulëzoi” në Big Brother VIP.

Edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme, ata po e vijojnë njohjen e tyre.

Sara ndërkohë ka organizuar një pyetësor në Insta-story, ku ka ftuar fansat të bëjnë pyetjet që dëshirojn. Mirëpo, ajo ka vendosur një kusht të mos flasin për fejesë ose martesë pasi është ende herët.

“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”, pyeti një ndjekës Sarën.

“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u përgjigj Sara.

 

MË TË LEXUARAT

To Top