Lajme

Sazan Guri: Jezu Krishti ka qenë shqiptar, mbante plis me vete

Kandidati i vetëshpallur për president, ambientalisti i njohur Sazan Guri, po bën xhiron e rrjetit me deklaratën e tij se Jezu Krishti është me origjinë nga Shqipëria.Sot, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai e ka mbështetur këtë deklaratë, duke u shprehur se e ka të lexuar në libra. Guri thotë se Krishti ishte me plis dhe me një flamur me dy krena, kur e kryqëzuan.

“Ne i lexojmë nëpër biblioteka, i kemi me fakte. Mbasi i gjejmë, i gjejmë edhe me faqe se ku janë dhënë. Do t’i publikojmë pak nga pak. Unë flas për ato që di.Akili me plis, Odiseja me plis. Fustanellën e mban edhe populli grek, ndërsa plisin e mbajnë vetëm këta të tjerët. Pra, Krishti është me plis dhe kjo është pikturë. Kur e kryqëzuan Krishtit ishte me plis dhe atje lart një flamur me dy krena.Maria, turqit i thonë Merjen. Judenjtë Mirjam.

Ne i themi e mbarë. Pra janë emrat më të përdorur”, u shpreh profesor Guri. Ndërkohë pak ditë më parë postimi i tij në rrjetet sociale u bë viral.“Krishti me plis, rastesi apo ………? Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar. Ndaj dhe i thonë Kreu eshte – a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!”, shkruan Sazan Guri në Facebook.

MË TË LEXUARAT

To Top