Lajme

”S’do e kisha bërë po më provokonin”/ 17-vjeçari që mori gjäkun e babait: Kërkoj falje, u them të rinjve merrni librat

Florian Përvathi, 17-vjeç ishte adoleshenti që v rau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022.

I riu nga Lezha “mori gj a kun” e babit të tij, Gjonit. Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekë Lekgjonajt, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fot oks inë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gj akun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzek utuar Lek Lekgjonajn. Për Shqipëria Live 17 vjeç5ari ka rrëfyer:

Një ditë e imja këtu është e qetë dhe jo e zhurmshme. Merresh me aktivitete, shkollën gjatë ditës, ajrosje. Ikën dita. Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar.

Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më.

Nuk jam rritur me idenë e gj akmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më prov okonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot

Kam gabuar dhe jam penduar, i shpreh ngushëllime familjes së Lekës. Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën.

Të rinjve u them të nisin shkollën, të mos merren me shoqëri të keqe. Më mirë me libër se sa me telefona. Më mirë një jetë e shkolluar se jetë rruge’.

MË TË LEXUARAT

To Top