Dy ditë më parë Luizi i rrëfeu Kiarës se është i sëmurë, rrëfim i cili tron diti teleshikuesit. Gjatë mbrëmjes së sotme në “Big Brother”, Luizi u pyet për këtë deklaratë, por ai e mohoi të ketë folur për veten.
“Po nuk ka lidhje me mua, i thashë që nuk jam unë, po pak rëndësi ka, po flisja për një shok timin, ndoshta është keqkuptuar jashtë ku di unë. Jo nuk është historia ime, nuk jam i sëmurë me tu mor. Është historia e një shoku. Nuk dhashë emra, nuk e di pse doli në vetën e parë, por unë ja cilësova që më vjen keq për të dhe dua ta ndihmoj sepse s’ka mundësi ekonomike familja e tij”, u shpreh Luizi.
“Kam filluar të kem të njëjtat simptoma si ai dhe zgjodha ta filloja me veten e ta mbaroja me atë. Nuk ma mori mendja që do bëhej kaq e madhe”, shtoi ai.
Luizi: Prandaj s’doja të dilte kjo sepse nuk jam tipi që dua të mëshirohem. Më duket sikur rrugëtimi im mbaron këtu sepse njerëzit nuk do më shohin më si ai Luizi që qesh.
Flet Luizi: Nuk jam sëmurë, është historia e një shoku,
Arbana: Po ti the që nuk jam sëmurë
Luizi: Mënyra si po e trajtoni po më duket sikur jam vik tima.
Po ashtu bëhet e ditur se ai ka mbërritur në spital.