Zhurmat e betonierëve janë kthyer në një shqetësim mes banorëve të Tiranës. Janë të shumta rastet kur në mes të zonave të banuara eskavatorët punojnë natë e ditë për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe duke prishur qetësinë dhe pr ovokuar nervat e banorëve.
Një prej tyre është dhe gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që i është drejtuar drejtpërsëdrejti në një status në Facebook kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj.
Reagimi i plotë i gazetares Anila Hoxha:
Kishin mbetur dhe tre pemë. E sollën në mesnatë eskavatorin.
Nesër nisin siç dinë vetëm ata. Germo e mbill beton….!Erjon Veliaj, ti i pari …! Meriton çdo natë te jetës tënde një eskavator që gërmon e zhurmon pafundësisht në dritaren e shtëpisë!