Emisioni “Për’puthen” bëri ditën e djeshme mbylljen e një tjetër sezoni. Në studio kësaj here ishin Arjan Konomi dhe Bora Zemani, të cilët folën për gjithë rrugëtimin së bashku me uljet dhe ngritjet e veta.
Kujtojmë se Kryefjala.com solli ekskluzivitetin se Bora Zemani nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen” pasi i është besuar “Dancing with the Stars”
Në mbyllje të programit,Arjani kërkoi një përqafim nga Bora dhe lëshoi një kunjë edhe për Donaldin. “Se mos na vjen ndonjë nga studiot e tjera”-thotë opinionisti në momentin që përqafohet me Borën.
“Jo,jo”-ja kthen moderatorja në siklet.