Tre muaj më parë Seldi bëri publike lidhjen me partneren e tij, Sindin, në ditën kur ajo festoi ditëlindjen. Çifti u shfaqën bashkë dhe nëpër intervista e madje këngën “Nutella”, Seldi ia ka kushtuar pikërisht Sindit.
Ndërkohë sot mediat kanë aluduar se çifti i ka dhënë fund lidhjes dhe shkak është bërë Instagrami. Seldi e Sindi kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami dhe nuk ndiqen më.
Pas këtyre lajmeve, Sindi ka reaguar me disa video në Instastory ku sqaron se ka patur kon fl ikte me Seldin pasi ka qenë shumë e stresuar prej provimeve dhe karantinës, por ata nuk janë ndarë.
“Të dashur miq dua të sqaroj diçka me ju, jo sepse duhet të justifikohem, por e ndjej të detyrueshme që t’ju informoj pasi e gjitha kjo ishte gabimi im. Pas një kon flikti me Seldin, plus javë me provime dhe shumë e ngarkuar me punë, plus me këtë kohën ku jetojmë sot me pandeminë ku asgjë nuk është e thjeshtë, u tregova shumë impulsive. Nuk e dijase kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë”, shprehet Sindi.