Pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e djeshme, Semi Jaupaj nuk është ndjerë mirë. Konkurrentja ka dalë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” për të qëndruar vetëm dhe për të marrë ajër. Ajo po qëndronte e ulur tek shkallët gjatë kohës që qante. Ishte Monika Lubonja ajo që e vuri re e para dhe iu afrua menjëherë ta qetësonte.
Pjesë nga biseda:
Monika: Ça ke shpirt? Ti mërzitesh për Donaldin…
Semi: Jo, nuk mërzitem për lojën jo.
Monika: Mërzitesh për Donaldin thash. Ai e di shumë mirë kush je ti. Ai të do me shpirt.
Semi: Nuk mërzitem për Donaldin.
Monika: Edhe unë jam shumë e mërzitur sot, sepse kam bërë gafë të madhe që më është keqkuptuar.
Semi: Nuk jam mirë.
Monika: Hajde të mbajmë njëri-tjetrin se edhe këto grimcat, budalliqet po na shkatërrojnë kot. Nuk jemi njerëz të tillë. Të lutem, shpirt. Ti je gocë shumë e mirë, të lutem shpirt. Semi, të lutem!
Semi: Nuk duroj dot më.
Monika: Ke motrën tënde, me Fifin, ke Donaldin, na ke ne të gjithë. Të lutem Sem!
Fifi: Sem a muj me dit ça ke shpirt.
Semi: S’mund të duroj dot.
Monika: Ti je shumë e fortë Sem dhe je vetëm ok në çdo gjë Sem. Je shumë e zgjuar, e logjikshme në të gjitha debatet. Do t’i them Donaldit të vijë? Ça do na thuaj?
Fifi: E do një birrë?
Semi: Po.
Monika: Ti ke fituar gjithçka. Je shumë e zgjuar shpirt.
Semi: Nuk e di çfarë kam.
Monika: Hiç asgjë nuk ke, ja ndejte içik kohë pa pirë cigare.