Lajme

Serbi e pranon: Shqiptarët janë burra nderi, parkova makinën me targa serbe dhe ata s’e prekën fare

Kishte udhëtuar nëpër botë vite me radhë, Miami, Ekuador, Sri Lanka, e shumë vende të tjera.

Sarande attractions: cruise to Albania | MSC Cruises

Serbi Srgjan Gligorijeviç nga Beogradi pas disa vite udhëtimi lumturinë e kishte gjetur në Shqipëri si akund më parë.

“Kam jetuar në Miami për shtatë vjet, dhe pastaj vizitova Ekuadorin për një kohë të shkurtër dhe prej andej shkova në Sri Lanka, ku qëndrova gati për dy vjet. Pas kësaj u ktheva në Beograd, por i njëjti qëllim ishte në kokën time – për të gjetur një vend afër ujit, ku unë do të hapja klubin tim”, thotë Gligorijevic për “Blic”.

Idenë që ta vizitojë Shqipërinë ia kishtë dhënë një mik. Ai pranon se kishte pasur paragjykime po aq sa fr íkë.

SARANDE | Silversea

“Kur duhej të merrja me qira një apartament, hasa në një njeri që ishte shumë korrekt, te ata (shqiptarët) marrëveshja është gjithçka. U transferova në apartament dhe parkova makinën time me targa të Beogradit aty pranë, mendova se do të prishej përgjysmë gjatë natës, por për çudinë time nuk ndodhi. Në atë kohë, unë tashmë pashë që jo gjithçka ishte ashtu siç më thanë, por se ishte krejtësisht ndryshe.

Gjatë një shëtitje rreth Sarandës, ku unë jetoj dhe tani punoj, pashë një tarracë të madhe, ku dikur ka qenë një restorant i madh. Aty më erdhi ideja për të gjetur pronarët dhe të marrë me qira atë vend; ishte buzë detit dhe përmbushte të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia të gjata”.

'Parkova makinën me targa serbe para hotelit dhe mendova se shqiptarët do ma ndanin në dysh'

MË TË LEXUARAT

To Top