Rozë

”S’erdha për 100 mijë eurot”/ Ermiona flet hapur: Kam kaluar një periudhë të keqe, këtu erdha të shërohem

Ermiona ka ndarë me Luizin dhe Kiarën arsyen se përse vendosi të hyjë në shtëpinë e Big Brother Vip. Ajo thotë se ka kaluar një janar të tme rrshëm nga ana psikologjike.

An kthi që ka përjetuar jashtë e ka bërë Ermionën të hyjë brenda shtëpisë më të përfolur në Shqipëri, për të ndenjur me më shumë njerëz.

“Nuk do të merrja pjesë kur rë në Big Brother. Këtë histori po e them për herë të parë me ju. Jam futur këtu sepse kisha një janar të tme rrshëm nga ana psikike.

I thosha një shoqes sime se nuk dija çfarë të bëja. Mos më kanë bërë ndonjë gjë se nuk ka mundësi që jam kaq keq. Nuk isha fare e lumtur. Fillova duke shkuar në kishë. Ditën e parë nuk e ndjeva prezencën. Qava por nuk e kisha atë prezencën. Sepse kur futem në kishë më rrëqethet mishi, më bën shumë mirë. Dhe thashë pse nuk e ndjeva prezencën. U futa herën e dytë, isha më e lirshme, më mirë.

Kam shkuar herën e tretë edhe aty u shfryva. Të nesërmen në 6 të mëngjesit më erdhi lajmi që një njeri i im i dashur kishte ndërruar jetë. Edhe në 11 të mëngjesit më erdhi mesazhi nga Big Brother. Dhe të betohem e pashë si një dritë jeshile. Dhe thashë do futem, edhe pse kisha kundër shumë njerëz.

Unë kam ardhur vetëm këtu, vetëm fëmija im më tha të vij. Prandaj shkëputem nga grupet se nuk i përballoj dot traumat.”, tha Ermiona.

MË TË LEXUARAT

To Top