Lajme

Sërish bëhet shembull Shqipëria para botës, Kreu i Komunitetit Mysliman lutet për shërimin e katolikëve dhe ortodokësve: Zoti bëhtë mirë!

Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i lutet Zotit për shërimin nga Covid-19 të Kryepeshkopit Janullatos dhe Imzot George Frendos.

Bravo imzot Frendo! | Gazeta Dita

Një postimin e tij në Facebook, Spahiu shkruan se e mësoi me shqetësimin lajmin e infektimit të klerikëve të nderuar, të besimit ortodoks dhe katolik.

Kryepeshkopi Janullatos u transportua në Greqi për mjekim të specializuar, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa George Frendo në një nga spitalet Covid në Tiranë.

Postimi i plotë i Bujar Spahiut:

Mësova me shqetësim lajmin e prekjes nga COVID-19 të Anastas Janullatos dhe George Frendos! I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik! Zoti u dhëntë forcë dhe shërim të shpejtë!

Kryepeshkopi Janullatos me Covid-19/ Do të niset me urgjencë drejt Athinës - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top