I ftuar në “Më lër të flas”, Agron Llakaj, foli për fillimet e krijimit të “Portokallisë” dhe sesi mes disa regjisorëve përzgjodhi Altin Bashën.
Ai tha se pasi zgjedhja e parë nuk u miratua nga Dritan Hoxha, krijues i idesë së një spektakli si “Portokalli”, atëherë drejtuesi i “Al Pazar” zgjodhi Altin Bashën si regjisor.
“Kisha parë një shfaqje të tij në shkollë dhe m’u duk interesante”, u shpreh Agroni.
Megjithatë, ai më pas tregoi se si pas largimit të tij nga “Portokallia”, emri i tij nuk u përmend më, “humbi respekti” dhe ai madje nuk u shfaq thuajse fare as në përmbledhje përvjetoresh apo spektaklesh.
Pra, pas largimit nga “Portokalli”, mesa duket u prish edhe raporti Agron Llakaj-Altin Basha.