Rozë

Shakaja që bëri Bes Kallaku për librin/ Ermal Mamaqi sqarohet me të dhe tregon çfarë ndodhi

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi librin e tij “Në garë me veten” dhe në fakt ka marrë goxha reagime në rrjet, së fundmi edhe Bes Kallaku kishte dicka për të thënë “I vetmi që në garë me veten, del i treti”, shkroi Besi në një postim ditën e djeshme.

Ermal Mamaqi nxjerr videon dhe i lë pa fjalë të gjithë: Operacioni në kokë  i aktorit të njohur të Portokallisë doli me sukses - Gossip

Ndërkohë, Ermali shpërndau foton e Besit ku shkroi: “Bravo deri këtu arrite, prite një video që do dali së shpejti Vetëm për ty Vetë e kërkove”.

Epo kjo video e fundit tregoi që e gjitha ishte shaka mes dy aktorëve. Në nisje të videos thotë se kjo është një përgjigje për “ish-mikun” e tij Bes Kallakun, të cilin e ka mbështetur më tej aktori shton se do ta lërë në dorë të publikut vlerësimin e librit të tij, duke e kthyer kamerën nga Bes Kallaku.

Gjithashtu vëmendje mori edhe seksioni i komenteve, Ermali shkëmbeu një bisedë me Luana Vjollcën, duke lënë të kuptohet se mund të jetë i ftuari i radhës në emisionin e saj.

Luana e pyet Ermalin se “kush i ka pajtuar” atë dhe Besin, ndërsa Ermali u përgjigj duke shkruar: “Ti o dritë e Universit Por njerëzit nuk kanë parë akoma ça sherri do transmetohet të dielën te Ty”.

MË TË LEXUARAT

To Top