Ditë më parë Presidenti rus Vladimir Putin mbodhi Këshillin e Sigurisë në Kremlin për diskutuar mbi njohjen e dy republikave të pavarura , Luhanskut dhe Donteskut.
Teksa mori fjalën Sergei, u shpreh se duhet të vazhdohet me negociatat dhe jo me njohjen e Luhanskut dhe Donetskut.
” Me propozimin e Nikolai Platonovich, ne mund t’u jepnim, si të thuash, partnerëve tanë perëndimorë një shans të fundit. “Jepuni atyre një zgjedhje, në një afat të shkurtër, për t’i bërë p resion Kievit që të zgjedhë paqen dhe të zbatojë marrëveshjen e Minskut, ” tha Naryshkin duke shtuar : ” Në rastin më të keq, ne duhet të marrim vendimin që po diskutojmë sot .”
‘ Çfarë do të thotë në rastin ‘më të keq’?Ju po sugjeroni që ne të fillojmë negociatat? ndërhyn presidenti rus i cili që duket shumë i revoltuar me shefin e spiunazhit, të cilit i shtërngon kokën.
Këmbëngulja e presioni i Putinit për ta pyetur nëse ai ishte dakort apo jo për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve Luhanskut dhe Donteskut , Sergei filloi të belbëzonte.
‘Ah unë…unë do… do… të’
Në video shihet që Putin vazhdon me presion dhe Sergei shprehet: Do të mbështes propozimin për njohjen…
‘Do ta mbështetësh apo e mbështes. Të pëlqen apo jo’ vazhdon presionin presidenti rus mbi shefin e spi unazhit.
‘Unë mbështes propozimin që Donetsk dhe Luhansk të bashkohen me Federatën Ruse”, shprehet kreu i shërbimit të spiunazhit, shprehja-“zja rr” që u shqiptua jo nga një zyrtar i rangut të ulët, por nga kreu i Shërbimit të Sp iunazhit .
Në një kohë kur presidenti rus deklaron se nuk ka ndërmend të pusht ojë , Naryshkin foli për diçka që është krejtësisht në kundërshtim me pretendimet e presidentit.
‘Ne nuk po diskutojmë për këtë gjë. Ne po diskutojmë për njohjen e pavarësisë së tyre’ është shprehur Putin që duket qartë në fytyrë kë rcënimi që ai po i bën shefit të spi unazhit rus.
I mpirë, Nariski e kuptoi gafën e tij dhe u shpreh: ” Unë mbështes propozimin për njohjen e pavarësisë “.
Pasi Putin mori përgjigjen e duhur u shpreh: Mirë, mund të uleni, faleminderit. Takimiu transmetua në mbarë botën të hënën dhe pak para nënshkrimit të njohjes së pavarësisë së Donbasit.