Rozë

”Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”/ Njihuni me dy shqiptarët e njohur që po punojnë për shfaqjen më të madhe në Ballkan

Së shpejti në Maqedoninë e Veriut do te realizohet spektakli më i madh kushtuar Shenjtores së madhe “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili do të jetë nën organizimin e Sokol Gugës.

“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” ngjitet në skenën e Shkupit, me producent, Sokol Guga e ”Drejtor Artistik”, Shkodran Tolaj.

Personalitete të biznesit dhe filantropë të mëdhenj do të mblidhen në Shkup per kremtimin e Shenjtores së madhe. Si ka treguar producenti i njohur, Sokol Guga spektakli i madh realizohet për herë të parë në Shkup dhe se është më i madhi në religjion.

15 personalitete, 15 filantrop do të nderohen në këtë spektakël me kupën e Nënë Terezës e cila është punuar me mjeshtëri nga Kujtim Çela. Edhe këtë edicion, producenti e prezantuesi Sokol Guga do të vij nën siglën e Tv Klan Plus e Tv Klan Macedonia.

Kurse, skenografia e spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i është besuar skenografit të madh shqiptar Bashkim Zahaj. Dhe si bëhet e ditur këtë vit vjen ndryshe. Në krah të Gugës, në prezantim do të jetë edhe Amela Mukaj.

Të pranishëm në skenë do të jenë tenori i famshëm shqiptar Kastriot Tusha dhe artistja e mirënjohur Besiana Mehmeti. Po ashtu do të jetë kori prej 25 artistësh i cili është në Shkup, orkestra filarmonike me artistë shqiptar nga Shqipëria e shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe këngëtari Shkodran Tolaj, i cili është dhe drejtor artistik i këtij produksioni të rëndësishëm që mbahet në Shkup.

Guga bën të ditur se edhe këtë vit ka preferuar të vij nën drejtimin e regjisë televizive me dy regjisorët nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi.

MË TË LEXUARAT

To Top