“Big Brother VIP” do të shoqërojë dhe në ditën e të dashuruarve shqiptarët, si spektakli më i dashur. Për ta festuar këtë ditë, vëllai i madh ka menduar një sërë surprizash të bukura për banorët por më e rëndësishmja, një vendim për nominimet.
Kështu, ditën e sotme nuk do ketë asnjë të eliminuar nga shtëpia, përveçse do të shpallen banorët më të preferuar të publikut.
Armaldo, Kristi, Olta dhe Luizi u “b rgosën” nga Vëllai i Madh “Prime” e kaluar, pasi ata shkelën rregullat duke folur në nominimet.
Katër banorët ndenjën dy ditë në “brg” dhe u liruan me kusht. Ata nuk kanë të drejtë të nominojnë askënd sonte dhe e kishin të ndaluar komunikimin me Big Brother përmes dhomës së rrëfimit, gjatë këtyre ditëve.