Lajme

Shenjat janë pozitive që lüfta mund të ndalet/ Rusia redukton në mënyrë drastike sülmet në Kiev dhe Chernihiv

Raundi i parë i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll ka përfunduar. Takimi zgjati katër orë dhe përfaqësuesit e dy vendeve kanë dhënë deklaratat e tyre.

Deklarata e parë pas samiti u bë nga delegacioni ukrainas i cili tha se nuk ishte e mundur të bihet dakort për garancitë e sigurisë me Rusinë, por bisedimet do të vazhdojnë.

“Nuk ishte e mundur të biem dakord për garancitë e sigurisë. Ndër vendet që duam të jemi garant është Turqia. Duam të shohim si garantues Anglinë, Kinën, SHBA, Francën, Turqinë, Gjermaninë, Kanadanë, Poloninë dhe Izraelin. Ne po përpiqemi për një marrëveshje që do të sigurojë sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës. Një artikull kyç sapo është thënë. Ai do të përfshijë nenin 5 të NATO-s.

Nëse do të sulmo hemi, ne kemi të drejtë të thërrasim një samit urg jent brenda 3 ditë. Në kuadër të këtij samiti nëse diçka nuk zgjidhet, vendet garantuese do të na ofrojnë ar më dhe ndihmë. Në këtë mënyrë ne mund të garantojmë sigurinë e Ukrainës. Nëse mund të shtojmë këtë artikull, atëherë Ukraina do të ketë mundësinë të rregullojë statusin e saj të neutralitetit.

Me këto garanci, si në nenin 5 të NATO-s, si në kushtetutën e Ukrainës, në vendin tonë nuk do të ketë us htarë të huaj dhe nuk do të anëtarësohemi as në NATO. Shteti ukrainas funksionon ndryshe nga shteti rus. Ne kemi prekur pika pozitive sot. Ukraina do të ketë marrëdhënie paksa të ndryshme me vendet garantuese.

Ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë që ishte pjesë e këtij takimi, Alexander Fomin tha se ata vendosën të reduktojnë veprimet e tyre us htarake në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv.

MË TË LEXUARAT

To Top