“Gënjeshtare” e Sinan Hoxhës u bë kënga e preferuar e Beniada Nishanit gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Sa herë, që kënga dëgjohej në shtëpi, modelja këndonte dhe kërcente, duke dhuruar atmosferë. “Parfumi” që Beniada e quante “Profumi” u bë trend kudo, ndërsa sot Sinan Hoxha hyri në shtëpi për ta kënduar.
“Na ke bërë leksion të gjithëve me bukurinë, elegancën, klasin, humorin. Ajo që është në të vërtetë bukuria shqiptare”, tha artisti, ndërsa modelja e falenderoi për emocionet e bukura.
Beniada është e para që la shtëpinë e Big Brother.