Rozë

Sheqeri i këtij ‘Big Brother’/ Beniada përfundon si di ajo vetëm: Unë jam Ismail Qemali dhe nga pas më vjen historia

Beniada ka qenë surpriza e këtij “Big Brother VIP”. Jo vetëm sensi i humorit, natyrshmëria, natyra pa komplekse e kanë bërë shumë të dashur. Por, mbi të gjitha me të folurën e saj atipike duke qenë se nuk kupton mirë shqip.

“O porfum, porfumi im”, “Për kokë të Zotit”, “Betrunti, Betrinti”, apo përshëndetjet për dajë Pashukun janë disa nga batutat më virale në rrjetet sociale. Por, duket se tashmë Beniada sapo ka lënë një tjetër batutë.

Duke qenë se është rritur në Itali, Beniada nuk e njeh historinë shqiptare. Duke përfituar nga kjo 3 finalistët e tjerë kanë filluar ta ngacmojnë Beniadën rreth fakteve e figurave historike.

Teksa po bisedonin, ata e pyesin se si është shprehja “Unë jam Ismail Qemali dhe mbrapa më vjen…”, ndërkohë Beniada përgjigjet: “kali” duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë teksa videoja tashmë po qarkullon kudo.SHIKO VIDEON

Dje, teksa po qëndronin në oborr, Beniada ka goditur Donaldin por ishte e shtrirë dhe nuk e pa se ku shkoi dora. Si menjëherë u përkul duke treguar se kishte dhimbje ndërsa i tha Beniadës se kanë katër muaj brenda dhe kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa Einxhel i tha se e la gjysmak.

Beniada duke qeshur i tha se e bëri gabimisht. Einxhel: E le gjysmak. Veniada: O Donald e bëra gabimisht. Donald: O shpirt kam 4 muaj këtu brenda, këto gjëra e di që kanë dalë jashtë funksionit po ti i ke cuar, i cove fare, i hodhe në plehra, i shtyve me këmbë.

With glamorous dance, Bujar Nishani's granddaughter enters Big Brother VIP:  I hope to find love

MË TË LEXUARAT

To Top