Në mjeksinë popullore është i njohur rekomandimi i kurës nga çaji i gështenjës, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Është stina e artë e Gështenjave. Shqipëria është e bekuar më praninë e tyre sidomos zona veriore e vendit.Të pjekura apo të zjera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë. Pak brumoze e të buta në përmbajtje ato janë padyshim të shijshme, por mbi të gjitha me plot vlera ushqyese.
Por nuk është vetëm fruti i gështenjës i pasur me plot vlera shëndetësore. E gjithë pema e gështenjës është një thesar i çmuar për shëndetin.Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërsja e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia popullore për të kuruar disa sëmundje e komplikacione shëndetësore.
Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi për përdorimin e çajit të gështenjës, si një kurë natyrale në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të kollës së mirë.Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe uljen e temperaturave, i ftohti dhe gripi shndërrohet në një fenomen që kërcënon shëndetin e mirë, ndërsa dobëson organizmin dhe fuqitë e tij.
Gjethet e gështenjës dhe lëvoret e degëzave të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjekësor kundër të ftohtit dhe komplikacioneve të tij.Ekstraktet e Gështenjave mund t’i gjeni lehtësisht në çdo farmaci ose dyqane ku shiten bimë medicinale.
L ufton kollën e mirë dhe të ftohtin
Përdorimi i çajit nga gjethet e gështenjave është fantastik në ndihmën që i jep organizmit për të lu ftuar kollën e mirë, shërimin e fytit të acaruar nga i ftohti dhe largimin e gripit. Kolla e mirë është infe ktuese, ajo shkakton kollitje dhe teshtima dhe prek të gjitha moshat.
Çaji i gështenjave ndihmon në largimin e sekrecioneve që vështirësojnë frymëmarrjen, nxisin kollën e vazhdueshme dhe krijojnë dhimbje në fyt.
Ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër he qjes së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.
Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhi mbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të.
Për lehtësimin e variçeve dhe reumatizmës
Çaji i gështenjës është i njohur edhe në kurimin e variçeve, lehtësimin e dhim bjeve si dhe parandalimin e zmadhimit të tyre.
Kura natyrale për këtë qëllim përgatitet përmes përzjerjes së 20 gramëve të ekstraktit të gështenjës dhe 60 gr pomadë.
Përzihet mirë derisa të krijohet një masë kremoze e njëtrajtshme dhe me të lyhen pjesët e venave varikoze dhe fashetohen me një garzë të pastër.
Zakonisht rekomandohet që kjo kurë të aplikohet gjatë ditës por edhe gjatë darkave kur trupi bie në qetësi. Mund të mbahet disa orë por edhe gjatë gjithë natës.
Ky çaj është shumë i dobishëm në lehtësimin e reumatizmës. Ai ndihmon çlirimin e kyçeve dhe forcimin e kockave.
Përgatitja e çajit
Tre lugë të vogla me ekstraktin e çajit të gështenjës hidhen në një enë ku më parë kemi hedhur një gotë ujë të valuar.
Ena izolohet dhe pas 20 minutash çaji kullohet dhe konsumohet. Mund të konsumohet edhe dy tre herë në ditë.
Sipas preferencës çajit mund t’i hidhet pak sheqer apo mjaltë për ëmbëlsim.
Çaji ruhet në enë qelqi dhe konsumohet brenda 48 orësh.
Gjethet e gështenjës mund të përdoren për të kuruar sëmundjet kardio-vaskulare pasi lëngu i zier i gjetheve mbron muret e venave.