Rozë

Shèrri ka degraduar/ Meridiani nuk la gjë pa thënë për Donaldin dhe Beatrix, Romeo e ka marrë në telefon

Meridiani nuk e ka pritur mirë daljen nga shtëpia e ‘BBV’ të premten dhe për këtë fajtor kryesor ka bërë Donaldin, që e nominoi të martën e kaluar.

Dy ditë pas daljes nga shtëpia, Meridiani ka lëshru aku za nga më të rënda për Donaldin, për Beatrixn, por së fundmi edhe për Romeon.

Nga ana e tij Romeo po ashtu i është kundërpërgjigjur me ofendim në rrjetet sociale, por mes tyre qenka zhivlluar edhe një telefonatë. Meridiani ka zbuluar në Instastory se Romeo të cilin ai e quan “zogu”, e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar të takohen, dhe ka pranuar me qytetari.

“Vazhdo me shokët e tu vlla dhe publikisht mos guxo t’i biesh më numrit tim. Këtu ndryshon qytetaria me provincialin dhe pjekuria me adoleshencë. Ja dhe me kë janë atashuare mbrojnë artistët shqiptarë. Ta gëzoni Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Meridiani në Instastory krahas videos së Romeos, e më pas pyet ndjekësit nëse i duket qytetar.

Megjithatë, a kuza ka patur edhe për familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje me shkrimet e tyre të publikuara në rrjete sociale, pas ardhjes së parashutave në shtëpi. “Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën”, shkroi Meridiani në një prej shumë postimeve të tij, duke pritur përgjigjen e ndjekësve.

Gjithashtu, ai ka thënë se nuk beson tek çifti Donald-Beatrix, e se sipas tij, maksimumi 30 ditë pas daljes dyshja do të ndahen.

MË TË LEXUARAT

To Top