Lajme

Shifra alarmante! 1 në 4 çifte ndahet i jep fund martesës në Shqipëri

Viti 2020 shënoi numrin më të ulët të martesave dhe numrin më të lartë të divorceve në 5 vitet e fundit. Rreth 17.300 çifte e kurorëzuan marrëdhënien në martese, ndërsa 4200 të tjerë u divorcuan. Sipas statistikave të INSTAT në 100 martesa 24.4 çifte e kanë finalizuar me divorc marrëdhënien. Një faktor është edhe pandemia e Covid, e cila paralizoi çdo aktivitet në vend, por sociologët japin të tjera arsye.

Arjana Muça, sociologe dhe pedagoge, thotë se çifteve u duhet më shumë kohë për t’u martuar. Kushtet e vështira ekonomike, por edhe vendosja e karrierës përpara familjes, është një prej faktorëve kryesorë. Kjo dukuri vihet re më tepër te femrat.

Sociologët thonë se numri i divorceve është çdo vit më i lartë, dhe kjo faktohet edhe nga çështjet e shumta në dyert e gjykatave. Statistikat për vitin 2021 nuk janë bërë publike por trendi duket të jetë në rritje.

MË TË LEXUARAT

To Top