Lajme

Shirat përmbytin Greqinë! Qytetari: Janë mbi 10 vik tima, ka edhe shqiptarë mes të zhdukurve

ë ditët më të nxehta të vitit shteti fqinj Greqia është përfshirë nga stuhitë dhe përmbytjet. Sipas mediave vendase të paktën 5 persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë rezultojnë ende të humbur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Evia, raporton tovima.gr.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka folur lidhur me ngjarjen duke thënë se nëse masat s’do ishin ndërmarrë në kohë vendi do përballej me një tragjedi të jashtëzakonshme.

Ndërsa parashikimi për shirat në zonë ishte për 63 milimetra shi. Përfundimisht ranë më shumë se 350 milimetra në 5 orë.

Nikos Hardalias shkoi në zonë për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar marrjen e masave për përballimin e saj.

Më herët, kryetari i Dirfion Messapia, George Psathas, konfirmoi vdekjen e tre personave në Politika, dy të moshuar nga 85 dhe 86 vjeç, si dhe një foshnjë 8 muajshe.

Sipas informacionit të parë, familja e foshnjës fatkeqe ishte me pushime në një apartament në katin e parë. Stuhia i zuri në gjumë dhe si rezultat ata u ngritën të trembur duke kërkuar fëmijën, por kur e gjetën ishte vonë.

Lidhur me përmbytjet në Greqi në redaksinë e JOQ Albania ka shkruar një shqiptar me banim në Kalkidha te Evias i cili tregon se nga shirat kanë humbur jetën 10 persona dhe mes të humburve është edhe një shqiptar.

Mesazhi:

Prsh Jam nje emigrant qe jetoj ne greqi rri ne kalkidha te evias mrame ka ra nje shi shum shum i madh derisa ka mbi 10 viktima dhe njerz te humbura dhe ka dhe shqiptar te humbur do zoti jan shendosh e mir por ka dhe shqiptar qe ju esht mbushur shtepija me uj dhe skan ku te rri ju bej thirrje te gjith shqiptarve qe jan ne kalkidha dhe athin ti ndimojn sado pak se esht gjynah se te gjith per hall kemi ardhur ju lutem bejine publike flm

MË TË LEXUARAT

To Top