Andi dhe Tea ishin një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku pak javë më parë në “Përputhen”. Dyshja realizuan dy takime dhe gjithçka duket se po shkonte mirë derisa marrëdhënia mes tyre u ftoh dhe Andi në disa debate në studio mbajti anën e Shqipes.
Megjithatë mesa duket Andi vazhdon të ketë një pëlqim për Tean dhe këtë e ka zbuluar në puntatën e fundit Emini.
“Deshi apo s’deshi me e pranu mbreti është e vetmja Tea që e vë në vështirësi mbretin, që e bën të mendojë 10 herë para se të flasi”, u shpreh Emini.
Deklarata e Eminit erdhi pasi Tea e pyeti drejtpërdrejt Andin nëse ka një pëlqim për të, por ky i fundit refuzoi të përgjigjej.
Dhe kur e thotë Emini, i cili është shok i ngushtë me Andin, atëherë mesa duket Andi vërtet ka ndjenja për Tean, por nuk po e pranon publikisht.
“Ta mbash te verteten brenda vetes vret me keq sesa inati”, shkruan Emini në postimin e tij në Instagram ku ka postuar video nga kjo deklaratë.