Ndonëse eksperiencat e mëparshme në takime, kanë treguar një Mevlan disi të rezervuar e paska të “fjetur”,në takimin me Melisën ai u pa tepër i përfshirë.
Djali zbuloi shumë gjëra nga vetja, duke nisur që nga mbajtja e vëthit si një aksesor zbukurues dhe mos bërja tatuazh e emrit të vajzës që do të ketë në krahë.
Në një ambient romantik, të arritur edhe falë kaltërsisë së detit dhe qetësisë që të ofron ky vend, Mevlani tentoi t’i rrëmb ente një puthje Melisës.
Por vajza reagoi menjëherë dhe me finesë largoi kokën. Në studio djali nga Kavaja u shpreh se e gjithë situata e krijuar ishte një ndjesi e momentit.