Lajme

Shkon në punë me taka dhe funde, flet për shqiptarët 61-vjeçare: Ju që më tallni u them jam më burrë se ju

Një nënshtetas amerikan, por që prej kohësh jeton e punon në Gjermani u bë i njohur në botë, për shkak të mënyrës se si vishet.

Mark Bryan, inxhinier me profesion ka hequr dorë nga kostumet klasike të burrave, duke shkuar çdo ditë në punë me taka dhe fund. 61-vjeçari këtë të enjte ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku zbuloi shumë të panjohura për veten. Ai tha se ka 40 vite që ecën me taka, ndërsa veshjen e fundeve e ka nisur këto 5 vitet e fundit.

E gjitha sipas tij nisi pasi nuk ndihej mirë me kostumet serioze dhe dëshironte të eksperimentonte me funde e taka të larta, për të bërë kombinime të ndryshme.

I pyetur nga Bieta nëse 61-vjeçari ka orientim të kundërt se ks ual, ai dëshmoi të kundërtën, duke thënë madje se të gjithë mendojnë se ka sjellje hom ofobe, si dhe shtoi se është po aq burrë sa të tjerët.

MË TË LEXUARAT

To Top