Rozë

”Shkoni në hotel”/ Fjoralba Ponari reagon pas kritikave për foton me të dashurin: Jemi çift që s’harxhojmë

Fjoralba Ponari festoi ditëlindjen pak ditë më parë dhe në këtë ditë të veçantë udhëtoi drejt Francës me të dashurin e saj.

Image

Ajo ndau si rrallëherë një foto me të dashurin e saj në Instagram në një moment romantik. Ata shihen në stol në një park dhe partneri i moderatores ka mbështetur kokën tek ajo. “Paqe dhe dashuri në Francë”- shkroi ajo krah fotos.

Mirëpo, dikush i komenton: “Nuk ka hotele?”. Ky koment ka marrë edhe vëmendjen e prezantueses e cila i ka kthyer një përgjigje satirike duke i shkruar:”Jemi çift që nuk shprezojmë”.

Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale.

Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në publik. Pak muaj më parë E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

'Nuk ka hotele?'/ Fjoralba Ponari i përgjigjet ndjekësit që i komentoi foton romantike me të dashurin

MË TË LEXUARAT

To Top