Zija Çela, shkrimtari më i njohur i letërsisë së sotme shqiptare dhe bashkëshortja e tij, kanë marrë trajtim në Spitalin Infektiv për shkak të një viroze që kanë kaluar. Të dy, kanë qëndruar për 20 ditë në shtëpi dhe kur kanë parë që s’kishin përmirësim, i janë drejtuar spitalit.
“Prej tri ditesh të shtruar në spital, të dy njeheresh me time shoqe, permes kujdesit e trajtimit intensiv gjetëm permiresim të menjehershem”, shkruan shkrimtari, teksa nuk kursen falenderimet për doktoreshën Najada Çomo dhe vë ën dukje kushtet e godinës së re të Infektivit.
“Me një kembengulje naive, duke pandehur se do t’ia hidhnim vetë, qendruam ne shtepi pothuaj njëzet ditë, pa i thene kurrkujt gjysme fjale, as njerezve tanë ma te afert. (Ah, ky stoicizem i perjetshem!) Por viroza u tregua më kryeneçe se unë, derisa u bë dërmuese. Në ketë gjendje u paraqitem te Publiku, në Urgjencen e Infektivit. (E gezofshim kete spital te ri, të kënaqte syrin!)”, vijon ai.
Shënimi i plotë i Zija Çelës: E DASHTUNA NAJADA, ndoshta tashmë “JAM KREJT SHPIRT” – Nga Spitali dhe për Spitalin – E dashtuna Najada, sot eshte e diel dhe, duke menduar per fundjaven, m’u shtua ndjesia se e diela eshte e prirur gjithashtu per bekime. E pra, unë dhe zonja ime, Aliqi, kemi bekime për ju. Është e ditur per çfarë thuhet, shpesh deri në tepri: afer detit – afer mbretit. Por pse jo, për ne i bie që të themi edhe: Prane Dr. Najades – prane Jetës.
Dhe eshte fjala pikerisht per Profesoreshen Najada Çomo, shefen e Infektivit, te mirenjohuren nga publiku i shumte per punen e saj te shkelqyer dhe kultin e pasionit profesional mbi çdo joshje e mundësi tjeter.
Prej tri ditesh të shtruar në spital, të dy njeheresh me time shoqe, permes kujdesit e trajtimit intensiv gjetëm permiresim të menjehershem. Me një kembengulje naive, duke pandehur se do t’ia hidhnim vetë, qendruam ne shtepi pothuaj njëzet ditë, pa i thene kurrkujt gjysme fjale, as njerezve tanë ma te afert. (Ah, ky stoicizem i perjetshem!) Por viroza u tregua më kryeneçe se unë, derisa u bë dërmuese. Në ketë gjendje u paraqitem te Publiku, në Urgjencen e Infektivit. (E gezofshim kete spital te ri, të kënaqte syrin!)
Dr. Najada na ftoi të qendronim pak dite, për t’u trajtuar e per ta marre veten. E vute re, perdori fjalët e bukur “ju ftoj”. Madje, duke hasur në kundërshtimin tim (O Zot, sa shpesh, sa shpesh keto spitalet per mua!), shtoi dhe një shaka gjithë finesë: “Apo nuk na doni ne?”
Oj mike, e nderuara Dr. Najada, megjithese kurre në jete s’ishim njohur nga afer, une nuk e zgjata, por shtriva krahet per t’u rrokur. E kjo ishte një përgjigje. Megjithatë shih si po pergjigjem edhe ndryshe..
Një mikja jone, poete e talentuar e me personalitet, e cila pati vene ne dukje ma parë permasat e mia te Dashnise Njerezore, njeherë tjetër ka shkruar kështu: “Zija Çela eshte i gjithi Letërsi.”E tash po shprehem vetë: “Mos vallë, tashmë, Zija Çela është bërë krejt SHPIRT?!”