Në emisionin “BBVIP Fan Club” u diskutuan momentet më pikante brenda shtëpisë së famshme. I ftuar në studio ishte balerini i njohur, Graciano Tagani, i cili teksa fliste për Arjolën u shpreh se nuk e shikon si konkurrente të fortë.
Sipas tij, Arjola me të vërtetë që ka potencial por që është “vegla e Ilirit”. Ai shtoi se do të donte ta shikonte më ndryshe dhe më të vendosur.
“Për mendimin tim, edhe pse tani e di se do dalin dhe çdo gjë merret personale, e pyesin pse ke thënë këtë, por në fund të ditës është mendimi im dhe nuk më intereson.
Arjola me të vërtetë potenciale. Është një grua që i ka dalë ballë jetës, ka rritur tre kalamaj e të gjitha gjërat e tjera. Por unë Arjolën nuk e kam parë si faktor në shtëpi, më vjen keq që e them këtë.
Por që Arjola thjesht ka bërë një nënë duke i mësuar të tjerët se si duhet të sillen. E aq më tepër i vjen keq kur ia thonë, por do vazhdojnë t’ia thonë dhe do t’i ngelet për shumë gjatë absolutisht që është vegla e Ilirit. E kjo është e padediskutueshme.
Për potencialin që ka Arjola, për jetën që ka pasur, do të doja ta shikoja shumë më ndryshe dhe shumë më të vendosur. T’i vendoste pikat mbi “i”. Ndërkohë unë nuk e shoh dhe nuk e quaj aspak konkurrente të fortë”, tha Graciano.