Të ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” dy miqtë e Luizit, të cilët e surprizuan në “Big Brother VIP”, treguan një bisedë të bërë me nënën e Luizit.
Joni tha se ajo është një njeri shumë i ftohtë, por e vetmja gjë që i intereson është shëndeti i të birit dhe jo loja apo se sa i famshëm është bërë ai.
“Me mamanë e vet flas shpesh, është njeri shumë i ftohtë. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dali mirë e shëndosh thotë, mi thuaj nona të ndjek, ka mbesat që e ndjekin. Unë mundohem ti them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dali mirë me shëndet”, tha ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, tha ai.