Rozë

Shpat Kasapi tregon historinë e pazakontë që i ndodhi në dasmë: Erdhi njëri më tha, mos ma prek atë është gruaja ime

Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku ka rrëfyer një histori shumë interesante, me një dhëndër xheloz.

Shpati tha se gjithnjë në dasma është dashamirës me të pranishmit, madje teksa këndon, shpesh herë i përqafon dhe i merr pranë vetes, të njëjtën gjë bëri edhe me nusen, por dhëndri nuk reagoi edhe aq mirë.

Shpat Kasapi u shpreh: Po ma bënte me shenjë por nuk e kuptova. mendova se dëshironte të ndryshoja këngën, dhe i thash pak më vonë. Më pas ai vjen tek unë dhe më thotë ‘mos e prek atë, është gruaja ime’. Fillova të qesh nga sikleti dhe i thash se thjesht doja ta sillja në të kërcente.

MË TË LEXUARAT

To Top