Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e katërt e Shëndetësisë, ndërsa më herët ka qenë shefe e departamentit të mbikqyrjes në ISHP.
Tomini ka qenë veçanërisht aktive në muajt e fundit me daljet e saj publike sa i takon trajtimit të pandemisë së Covid 19 në vendin tonë, dhe duket se qeveria e ka parë me vend që ajo të jetë pjesë e organikës së Këshilit të Ministrave.
Ajo është një shtim në stafin që punon me ministren e Shëndetësisë, së bashku me 3 zëvendësministrat që ishin pjesë derimë tani.